Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALET FANTASTIKE

Të premten, super-duelet e evropianit

Të premten, super-duelet e evropianit


27 January, 2022 @0:51

Pas dy javëve me hendboll cilësor, tashmë të premten pritet që të shihen duelet më interesante të Kampionatit Evropian të hendbollit, pasi që të martën mbrëma përfundimisht janë përcaktuar gjysmëfinalistët.

Franca është bërë fituese e Grupit A duke e lënë Danimarkën pas, ndërsa Spanja në krye të Grupi B, përpara Suedisë që fillimisht mezi kaloi fazën e parë grupore të evropianit!

Në gjysmëfinale, të premten me fillim prej orës 20:30 në Budapest takohen Franca - Suedia, ndërsa në të njëjtën ditë por pak më herët, luajnë Spanja - Danimarka.

Mikkel Hansen

Fituesit e këtyre dueleve shkojnë në finalen e madhe, ndërsa humbësit luajnë për vendin e tretë në evropian. Të gjitha nga këto kombëtare kanë fituar së paku nga dy herë evropianin dhe janë dominante abosulutisht në turne të mëdha si kjo.

Në dy herat e fundit, Spanja ka triumfuar në EURO të hendbollit, duke e mposhtur Suedinë më 2018, ndërsa në finalen e 2020, Kroacinë.

Franca i është kthyer gjysmëfinales, pas mos arritjes aty në 2020, ndërsa kishin përfunduar të tretit evropianin 2018. Gjelat nuk e kanë fituar evropianin që nga 2014.

Suedia, fituesja e parë e evropianit dhe me më së shumti trofe (4) do të tentojë finalen e parë që prej 2018, ndërsa trofeun e parë që nga 2002.

Ndërsa Danimarka, që s’arriti finalen herën e kaluar, do të kërkojë të përbijë kundërshtarin kësaj radhe, ashtu që të shpresojë për trofeun e parë që prej 2012.

DUELI PËR VENDIN E PESTË:

28 janar, 15:30 | Islanda - Norvegjia

DUELET GJYSMËFINALE:

28 janar, 18:00 | Spanja - Danimarka
28 janar, 20:30 | Franca - Suedia

DUELI PËR VENDIN E TRETË:

30 janar, 15:30 | humbësit e gjysmëfinaleve

FINALJA

30 janar, 18:00 | fituesit e gjysmëfinaleve.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga