Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZHEGRA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi mposht Zhegrën si mysafir

Vëllaznimi mposht Zhegrën si mysafir


25 February, 2017 @21:41

Skuadra e Vëllaznimit ka nisur mbarë pjesën pranverore të stinorit në Superligë të hendbollit.

Ekipi gjakovar ka triumfuar në përballje ndaj Zhegrës sot në Gjilan, duke i mposhtur ata 28-32 në fund.

Kapiteni i kuqezinjëve të Gjakovës, Isuf Leka, ishte më i dalluari me 13 gola të shënuara, ndërsa përforcimet Argjend Dreshaj dhe Vlerson Zherka shënuan nga 5 gola secili në këtë fitore.

Pas kësaj fitoreje Vëllaznimi është në pozitën e 6 me 14 pikë. Ndërsa Zhegra mbetet e shtata me 8 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga