UEFA
Vendimi për Kosovën, pas pak
3 May, 2016 @8:39
Kongresi i 40 i UEFA-së pritet të jetë histori në vete për Kosovën. Pikat kryesore të UEFA-së sot janë zgjedhja e anëtares femër të Komitetit Ekzekutiv si dhe pranimi i Kosovës në UEFA.
Delegacionet nga 54 vende do të votojnë për pranimin e Kosovës ose jo në gjirin e saj.
Kongresi i UEFA-së do të ketë edhe konferencën për shtyp pas mbledhjes, ku Theodore Theodoridis do të flasë para mediave.
Theodoridis ka qenë 2 herë në Kosovë brenda dy viteve të fundit dhe ka qenë njeriu që i ka dhënë informatat e fundit për përmbushjen e kushteve nga ana e FFK-së.