EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: SLLOVAKIA-SHQIPËRIA
Shqipërisë i bien gjasat për kualifikim tutje
27 July, 2023 @16:16
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025, Shqipëria ka pësuar edhe për herë të dytë. Kuqezinjtë janë mposhtur mbrëmë nga Sllovakia 86-63, ndërsa më parë në Durrës u mposhtën edhe prej Rumanisë 83-87 dhe kështu, me dy humbje nga dy ndeshjet e para, tashmë gjasat janë minimizuar krejtësisht për të shpresuar kalimin tutje nga grupi.
Derisa Sllovakia është lidere me bilanc 2-0 pas dy ndeshjes, Rumania ka bilanc 1-1 dhe Shqipëria është e fundit në Grupin I. Dy ndeshjet e mbetura të kuqezinjëve do të jenë krejtësisht shprese, pasi që duhet Sllovakia duhet të mposhtet nga Rumania, e Shqipëria e drejtuar nga trajneri grek Antonios Dukas të fitojë dy ndeshjet tjera.
Ndeshjet e mbetura të grupit:
29 korrik, Rumania—Shqipëria;
2 gusht, Sllovakia—Rumania;
5 gusht, Shqipëria—Sllovakia.
TABELA AKTUALE E GRUPIT I:
1. Sllovakia 2-0
2. Rumania 1-1,
3. Shqipëria 0-2.◼️