FUNDI I AFATIT KALIMTAR
Vetëm 6 përforcime te skuadrat e hendbollit
7 August, 2020 @14:06
Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka bërë të ditur se ka përfunduar afati kalimtar i hendbollistëve për stinorin 2020/21, ndërsa në konkurrencë të meshkujve janë regjistruar vetëm gjashtë lëvizje, marrë parasysh situatën me pandemi.
Zhegra ka regjistruar tre lojtarë, Llapi dy, ndërsa Prishtina një - për të kompletuar kërkesat e transfereve të lojtarëve për këtë afat.
Në anën tjetër, janë regjistruar edhe shtatë kërkesa për mbetje si lojtar i lirë nga hendbollistët si mëposhtë.
TRANSFERET:
Redon Havolli nga Prishtina te Llapi,
Mërgim Ademi nga Prishtina te Llapi,
Rikard Quni nga Prizreni te Prishtina,
Adonit Isufi nga Drita te Zhegra,
Gëzim Misini nga Drita te Zhegra,
Alban Haziri nga Lancy Chenois (SUI) te Zhegra;
LIRIMET:
Fitim Klinaku nga Trepça, i lirë;
Riad Shabanaj nga Trepça, i lirë;
Lulzim Shabani nga Kastrioti, i lirë;
Festim Mustafa nga Kastrioti, i lirë;
Arben Dugolli nga Kastrioti, i lirë;
Egzon Qela nga KEK, i lirë;
Rron Ramadani nga Prishtina, i lirë.