Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - TURQIA

Vjen fitorja e parë e Kosovës, hakmirret ndaj Turqisë

Vjen fitorja e parë e Kosovës, hakmirret ndaj Turqisë


12 January, 2022 @21:16

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, duke e mposhtur Turqinë me rezultat 26-24, ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga Valon Dedaj në minutën e 3’, më pas Turqia kaloi 1-4 në epërsi.

Këndellja e Kosovës nuk u vonua dhe arriti ta ngushtojë epërsinë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 13-13.

Kosova në fillim të pjesës së dytë kaloi në epërsi me Drenit dhe Drilon Tahirukaj, derisa këta dy henbollistë së bashku me Valon Dedaj shënuan 3 golat vendimtare në fund që ia solli fitoren e parë Kosovës.

Golashënuesi më i mirë në ndeshje ishte Valon Dedaj me 9 gola, derisa u ndihmua edhe nga Drenit Tahirukaj me 7 gola dhe Drilon Tahirukaj me 5 gola të tjera.

Kosova ishte mposhtur në ndeshjen e parë nga Turqia, derisa sonte hakmirret me diferencë të njëjtë.

TABELA AKTUALE

1.Greqia 8 pikë
2.Turqia 4 pikë
3.Belgjika 3 pikë
4.Kosova 3 pikë


 
Të gjitha lajmet nga