Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TENIS

Arlinda Rushiti vazhdon sukseset, mposhtë teniseren nga TOP 300 WTA

Arlinda Rushiti vazhdon sukseset, mposhtë teniseren nga TOP 300 WTA


Teksti: Kosova Tennis Federation

12 January, 2022 @19:16

Ka filluar turneu ITF World Tennis Tour ‘Magic Hotel Tours’ W25 Monastir, i cili po zhvillohet mes datave 10-16 Janar 2022 në Monastir të Tunizisë.

Tenistja kosovare, Arlinda Rushiti, pas një performance të shkëlqyer ka mposhtur tenisten Ekatarina Kazionova, e cila është në Top 300 në ranglistën botërore WTA (5-7, 6-2, 6-3).

Rushiti, e cila për momentin renditet e 535-ta në ranglistën botërore WTA, është në formë të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se Rushiti javën që lamë pas shënoi një sukses historik duke arritur në finale të ITF World Tennis Tour ‘Magic Tour’ W25 Monastir.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis