Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN 2022

Përcaktohen bartësit e Australian Open 2022

Foto: ausopen/tw

Përcaktohen bartësit e Australian Open 2022


12 January, 2022 @11:12

Drejtuesit e Australian Open kanë bërë të ditur dje renditjen e bartësve të turneut në kategorinë e femrave dhe të meshkujve për turneun që nis më 17 janar.

Shorti do të hidhet në Melbourne Park të enjten më 13 janar, TOP 10 te femrat dhe meshkujt janë:

FEMRAT:

1. Ashleigh Barty (AUS)
2. Aryna Sabalenka (BLR)
3. Garbiñe Muguruza (ESP)
4. Barbora Krejcikova (CZE)
5. Maria Sakkari (GRE)
6. Anett Kontaveit (EST)
7. Iga Swiatek (POL)
8. Paula Badosa (ESP)
9. Ons Jabeur (TUN)
10. Anastasia Pavlyuchenkova (RUS)

MESHKUJT:

1. Novak Djokovic (SRB)
2. Daniil Medvedev (RUS)
3. Alexander Zverev (GER)
4. Stefanos Tsitsipas (GRE)
5. Andrey Rublev (RUS)
6. Rafael Nadal (ESP)
7. Matteo Berrettini (ITA)
8. Casper Ruud (NOR)
9. Felix Auger-Aliassime (CAN)
10. Hubert Hurkacz (POL).

Te femrat, fituese e vitit të kaluar ka qenë japonezja Naomi Osaka.

Mbrojtës i titullit të Australian Open te meshkujt është serbi Novak Djokovic, që ende nuk dihet se a do të mund të marr pjesë në turneun e sivjetëm, për shkak të problemeve me hyrje në Australi.


MILIONAT NË PRITJE TË FITUESVE


Shuma e përgjithshme e çmimeve në të holla në Australian Open 2022 është 75 milionë dollarë. Fituesi i turneut, si te femrat edhe te meshkujt do të merr 4.4 milionë dollarë, ndërsa finalisti 2.2 milionë dollarë. Gjysmëfinalistët marrin 1.1 milionë dollarë.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis