AFATI KALIMTAR I JANARIT

6 transfere te femrat, 14 te meshkujt
Tekst: FHK
23 January, 2022 @14:38
Ka përfunduar afati kalimtar i janarit për hendbollistë dhe hendbolliste. Ndonëse në mes të kampionatit, afati ishte i pasur me shumë lëvizje të bëra nga skuadrat. Borozani.com
Mjedis kanë ndërruar edhe disa prej reprezentuesve të Kosovës.
Kështu Arbios Mushkolaj në pjesën e dytë të kampionatit pritet të luaj për Deçanin. Ai ka bërë kërkesë për huazim nga Besa Famgas. Te Deçani ka kaluar edhe portieri Flakrim Beqiraj, që për shumë vjet ishte pjesë e Prishtinës.
Një tjetër reprezentues, Festim Mustafa, ka bërë kërkesë për të kaluar nga Kastrioti te Prishtina. Prishtina ishte shumë aktive duke transferuar edhe Petrit Prekazin (Rahoveci), Arbër Sylejmanin (Kastrioti) dhe Menot Pozhegun (Vëllaznimi).
Trepça ka kthyer nga Prishtina portierin Behar Terziqi, ndërsa ka angazhuar edhe Muhamed Dubovcin e Drenicës.
Gjithsej ishin 19 kërkesa për kalim nga klubi në klub. Për regjistrim të dyfishtë është vetëm një kërkesë.
“Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për kalim në klube të reja duhet ta kenë dokumentacionin e kompletuar, sipas rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre,” ka shkruar FHK në njoftimin e saj lidhur me transferet dimërore te klubet.
AFATI KALIMTAR TE FEMRAT:
1 | Marisa Berisha | nga KHF Vëllaznimi | te KHF Shqiponja | |
2 | Tringa Gola | nga KHF Vëllaznimi | te KHF Shqiponja | |
3 | Alba Bardhi | nga KHF Vëllaznimi | te KHF Shqiponja | |
4 | Adea Curri | nga KHF Vëllaznimi | te KHF Shqiponja | |
5 | Diola Maloku | nga KHF Vëllaznimi | te KHF Shqiponja | |
6 | Kaltrina Klinaku | nga KHF KEK | te KHF Ulpiana |
AFATI KALIMTAR TE MESHKUJT:
1 | Behar Terziqi | nga KH Prishtina | te KH Trepça | |
2 | Muhamed Dubovci | nga KH Drenica | te KH Trepça | |
3 | Flakrim Beqiraj | nga KH Prishtina | te KH Deçani | |
4 | Arbios Mushkolaj | nga KH Besa | te KH Deçani | -huazim |
5 | Petrit Prekazi | nga KH Rahoveci | te KH Prishtina | |
6 | Arbër Sylejmani | nga KH Kastrioti | te KH Prishtina | |
7 | Festim Mustafa | nga KH Kastrioti | te KH Prishtina | |
8 | Lulzim Sadiku | nga KH Vushtrria | te KH Samadrexha | |
9 | Mentor Pozhegu | nga KH Vëllaznimi | te KH Prishtina | |
10 | Ylber Mjeku | nga KH Prishtina | te KH Ulpiana | |
11 | Vedat Llapashtica | nga KH Prishtina | te KH Ulpiana | |
12 | Rifat Visoka | nga KH Llapi | te KH Rahoveci | |
13 | Elion Vokshi | nga KH Besa | te KH Rahoveci | -huazim |
14 | Rilind Emini | nga KH Samadrexha | te KH Vushtrria |