SKITARI
Albin Tahiri fiton normën olimpike, do ta përfaqësojë Kosovën në Pekin
17 January, 2022 @16:20
Përmes një postimi në Facebookun e tij personal, skitari Albin Tahiri ka njoftuar që ai do të garojë në Olimpiadën e Pekinit, olimpiadën dimërore që do të mbahet në vitin 2022.
Në postimin e tij, Tahiri shkroi që është krenar që do ta përfaqësojë Kosovën për herë të dytë në një Olimpiadë.
Për më tepër, këtë herë Tahiri nuk do të jetë skitari i vetëm nga Kosova në Olimpiadë, pasi që një vend pjesëmarrës e ka siguruar edhe skitarja Kiana Kryeziu.