DUELI I PARË, I BASHKIMIT

Foto: A. Paçarizi/ TOPSPORTI & FBK
Bashkimi kalon lehtë duelin e parë ndaj Pejës
20 April, 2025 @20:47
Pas pjesës së parë të fortë, Bashkimi nuk ka pasur problem që të çojë ndeshjen deri në fund dhe për ta marrë fitoren në ndeshje ndaj Pejës, në përballjen e parë të serisë gjysmëfinale të playoffit, me rezultat 81-61.
Prizrenasit fituan ndeshjen me 20 pikë dallim, ku pjesën e parë e morën me rezultat 44-31 për të menaxhuar mirë pjesën e dytë, ku në çerekun e fundit shtuan dallimin pas 24-11, për përfundimtaren 81-61. Peja dha sinjale për rikthim në lojë gjatë çerekut të tretë me 13-19, por më shumë s’arritën.
Me 18 pikë, Wendell Green ka qenë më efikasi te Bashkimii, ndërsa bëri 3 asistime. 15 pikë i dha Dirk Williams, që shtutoi 3/5 për tre pikë, ndërsa bëri 3 asistime e 3 kërcime.
Me 12 pikë lojën e mbylli Lejson Zeqiri, të cilit sot snajperi s’i punoi 0/3, por shtoi 5 asistime e 7 kërcime në fitore.
Te Peja, dy lojtarë shënuan pikë dyshifrore, ku Darryl Morsell kreu lojën me 13, e Marquez Towns me 12 të tjera.
Me këtë fitore, Bashkimi merr epërsinë e serisë gjysmëfinale ndaj Pejës 1-0.
Ndeshja e radhës zhvillohet në “Karagaç”.
Fituesi i serisë bëhet ekipi që arrin së pari 3 fitore.