PLAYOUT, BORA KALON LEHTË KEK-un

Bora gati të sigurojë Superligën
16 April, 2025 @0:11
Me një fitore të thellë të shënuar sonte në “Adem Jashari” të Obilqit, Bora me një këmbë është në Superligë, pasi që vështirë është e besueshme se KEK-u do të mund të shkrijë epërsinë e prishtinasve në ndeshjen e kthimit në “1 tetori”.
Ndeshja është zhvilluar në kuadër të playoutit të Superligës, ku ekipi i parafundit i Superligës (e shtata në renditje) Bora, takohet me finalistin e playoffit të Ligës së Parë (KEK) - në luftë për të siguruar stinorin e ardhshëm Superligën!
Bora fitoi duelin ndaj KEK-ut 73-109, ku me 22 pikë më efikasi ka qenë Desmond Cambridge, ndërsa me 18 të shënuara është dalluar Dion Haxhosaj. Musab Mala ka shënuar 15 pikë, kurse 13 të tjera i dha Alex Lomax.
Te KEK-u Reggie Clark me 14 pikë dhe Adrian Ibishi me 12 të shënuara kanë qenë më efikasit.