Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË GJITHA DËNIMET NGA YLLI-PEJA (NDESHJA I)

3 ndeshje suspendim terreni dhe mbi 3 mijë euro dënime

Fotot: FBK

3 ndeshje suspendim terreni dhe mbi 3 mijë euro dënime


14 April, 2025 @10:46

Dje mbaruan edhe ndeshjet e dyta të serive çerekfinale të playoffit të Superligës, ndërsa Ylli e Vëllaznimi me fitoret e tyer kanë çuar seritë ndaj Pejës, përkatësisht Prishtinës, në ndeshjet vendimtare, të treta.

Ndërkaq, dje edhe zyrtarisht FBK botoi Informatorin e ndeshjeve të para të playoffit, ku përballja Ylli - Peja e zhvilluar në “13 qershori” të Suharekës u përshkua nga incidentet.

Për këtë arsye, KG-ja ka pasur mjaft punë dhe në vendimet e shqiptuara ka suspenduar terrenin e Yllit me 3 ndeshje, por edhe ka gjobitur ekipin në fjalë me mbi 3 mijë euro dënime në të holla, në total.

Jan Palokaj

Pa suspendim nuk ka kaluar as vëzhguesi i ndeshjes, Lulzim Maloku.

Egzon Fetiu, drejtor teknik i Yllit, është dënuar me 1 mijë euro dhe suspendohet për një ndeshje moskryerje të detyrës. Në raport, është shkruar kështu për Fetiun: Drejtori teknik Egzon Fetiu u ndëshkua me gabim teknik diskualifikues për shkak të lëshimit të bankës dhe kapjes për dore të lojtarit të Pejës, Benas Griciunas.

Ndërkaq Ylli si klub, ka marrë këto dënime: 500 euro në përputhje me nenin 50.6 (shërbim i dobët i kujdestarisë), 500 euro në përputhje me nenin 51.4 (hedhja e gjësendeve të forta në fushë, që mund të shkaktojnë lëndime të lehta), 700 euro në përputhje me nenin 51.5 (hedhja e gjësendeve të forta, që mund të shkaktojnë lëndime të rënda), 700 euro në përputhje me nenin 51.6 (animi dhe sjellja josportive, sharja, fyerja në kor ndaj ekipeve, gjyqtarëve, etj.).

Derrick Wilson

Nga ekipi i Pejës, është dënuar vetëm qendra Benas Griciunas që është gjobitur me 200 euro për shkak të provokimit të shikuesve kundërshtarë.

Kurse nga zyrtarët e ndeshjes, vëzhguesi Lulzim Maloku është dënuar me dy ndeshje suspendim. Ky i fundit në përputhje me nenin 53.11 për shkak të mos-zbatimit të PG-së, që thotë “ndarja jo e mirë, apo e dobët e drejtësisë sipas raportit të ndeshjes apo video-xhirimeve.”

Pas zyrtarizimit të këtyre dënimeve, lë të kuptohet që përballja vendimtare ndërmjet Yllit dhe Pejës (ndeshja e tretë e serisë çerekfinale) do të luhet në një terren neutral. Ndërsa, nëse Ylli arrin gjysmëfinalen, edhe aty dy ndeshjet si vendas nuk do t’i mund t’i luajë në Suharekë. Kjo, po qe se është hendikep për skuadrën suharekase të drejtuar nga Ales Pipan.

Ndeshja e parë e serisë
Ndeshja e dytë e serisë

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga