Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZOHE SERIA, VËLLAZNIMI VAZHDON LUFTËN

Hellems shkëlqen, Vëllaznimi çon në vendimtare luftën për gj’finale!

Hellems shkëlqen, Vëllaznimi çon në vendimtare luftën për gj’finale!


12 April, 2025 @21:15

Jericole Hellems ka shkëlqyer, duke treguar formë jetësore të tijën, ndërkaq Vëllaznimi ka arritur që prej diferencës prej 22 pikësh në minus, të kthehet në lojë kah fundi i çerekut të tretë dhe të fitojë ndeshjen ndaj Prishtinës, të vlefshme për serinë çerekfinale të playoffit, 90-73.

Me këtë fitore, Vëllaznimi ka barazuar serinë në 1-1 dhe tash fituesi i çiftit çerekfinal do të vendoset në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të serisë që do të luhet në Prishtinë, pas katër ditësh.

Hellems në pjesën më të madhe të ndeshjes kishte të shënuara mbi gjysmën e pikëve të ekipit. Ai kreu lojën me 37 pikë, 4 asistime e 10 kërcime, për të shfaqur njërën ndër performancat më të mira të tij këtë stinor.

SKEMA E PLAYOFFIT

Me 28 pikë luajti edhe Trey Anderson. Ai shutoi 4/7 për tre pikë, duke bërë edhe 4 asistime e 7 kërcime, që kreu lojën me 28 pikë! Dyshja në fjalë dhanë në total 65 pikë nga 90-shja totale e gjakovarëve sonte! Qendra Jason Jitoboh dha 10 pikë, 2 asistime e 8 kërcime.

Rikthimi i madh i gjakovarëve ndodhi në çerek të tretë, kur me 31-15 Vëllaznimi shkriu epërsinë 22 pikëshe të Prishtinës për të dalë në epërsi! E në çerek të fundit Prishtina ishte si e humbur në parket, derisa trajneri Paco Olmos do të duhet të kuptojë se çka ndërroi te lojtarët e tij në pjesëlojë!

Jeronimo Sarin pas ndeshjes tha, “asgjë nuk përfundon pa thënë ne përfundoi”!

Jordan Davis me 17 dhe Ricky Tarrant me 12 pikë të shënuara ishin lojtarët më efikas te Prishtina sonte, ku 5 lojtarë shënuan pikë dyshifrore. Por, paraqitja e tyre në pjesë të dytë solli humbjen dhe tashmë edhe rrezikimin e serisë - që çon në ndeshjen vendimtare, pasi që seria tash u bë 1-1!

Ekipi që arrin dy fitore në seri, siguron biletën për gjysmëfinale, ku i pret kampionja aktuale e Superligës, Trepça!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga