Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KG

Gjyqtari i ndeshjes Bashkimi-Peja, suspendohet nga KG

Gjyqtari i ndeshjes Bashkimi-Peja, suspendohet nga KG


11 April, 2025 @12:32

Përballja e xhiros së fundit të stinorit të rregullt të Superligës, ku Bashkimi mposhti Pejën, ndërsa verdhezinjtë u ankuan për një vendim të referit, nuk ka kaluar pa dënime.

Informatori i fundit i stinorit të rregullt të Superligës, ajo me numër 28, ka bërë të ditur se KG i FBK-së ka dënuar gjyqtarin e ndeshjes Bashkimi - Peja, Ngadhnjim Shabani, në përputhje me nenin 53.11 të PG-së.

Shabani do të suspendohet për dy ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit në kuadër të kampionatit.

Ndërkaq, neni në fjalë dënon për: Ndarja jo e mirë, apo e dobët e drejtësisë, sipas raportit të ndeshjes apo video-xhirimit të ndeshjes.

Shabanit i është dhënë minimumi i dënimit, prej dy ndeshjeve suspendim, pasi që ky nen mund të dënojë maksimalisht deri në katër ndeshje suspendim për referë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga