TREPÇA - BORA
Trepça mposht Borën, pret gabimin e Bashkimit
5 April, 2025 @21:40
Trepça e mposhti Borën me rezultat 92-80 në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt.
Junior Madut me 23 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra mitrovicase derisa u ndihmua edhe nga Dardan Kapiti me 15 pikë.
Te Bora u veçuan Musab Mala e Dion Haxhosaj me nga 15 pikë secili.
Trepça e përfundoi stinorin me 19 fitore e 9 humbje, derisa pret humbjen e Bashkimit për ta përfunduar ligën në krye të tabelës. Në anën tjetër Bora do të luaj Play Out me finalistin e Ligës së Parë.