Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI VAZHDON SERINË

Ylli barazon serinë, gjysmëfinalisti vendoset në përballjen e tretë

Ylli barazon serinë, gjysmëfinalisti vendoset në përballjen e tretë


13 April, 2025 @22:28

Ylli nuk u dorëzua pas humbjes së parë dhe incidenteve të shkaktuara në “13 qershori” kur u mposht në përballjen e parë të serisë çerekfinale ndaj Pejës. Suharekasit erdhën në “Karagaç” dhe siguruan barazimin e serisë, për të çuar serinë çerekfinale në ndeshjen vendimtare.

Edhe pse tash të hendikepuar, pa teeren të vetë dhe pa tifozë, për shkak të suspendimit të marrë nga KG i FBK-së, shpresa për Yllin vazhdon pas lojës së mirë dhe të sigurt të treguar në Pejë. Kjo, veçanërisht në çerek të dytë të ndeshjes sonte, 9-19, kur bënë dallimin e nevojshëm për të menaxhuar pastaj mirë lojën në pjesë të dytë dhe për të arritur te fitorja 66-75.

Jan Palakoj ka vazhduar me formën e tij të mirë. Ai dha 20 pikë dhe bëri 4 asistime në fitoren e ekipit të drejtuar nga slloveni Ales Pipan. Jalen Nesbitt, që u bë MVP i ndeshjes pas lojës, dha 14 pikë, 2 asistime e 11 kërcime për të kryer duelin me double-double, ndërkaq me 13 pikë ndeshjen e kreu Derrick ëilson që bëri edhe 6 asistime në fitore.

SKEMA E PLAYOFFIT

Te Peja, pos Amin Hotit që ishte me “snajper” të mprehur mirë, të tjerët nuk ishin në ditën e tyre. Hot dha 22 pikë, duke shutuar 5/8 për tre pikë, 2 asistime dhe 6 kërcime. Darryl Morsell ishte lojtari tjetër i vetëm që shënoi pikë dyshifrore në humbjen e Pejës. Ai luajti me 16 pikë, 3 asistime e 4 kërcime.

Barazimi i serisë nga Ylli, 1-1, bën që përballja vendimtare të përcaktojë gjysmëfinalistin. Kjo ndeshje do të luhet pas 4 ditëve, ndërsa pritet të shihet cilën palestër do ta përzgjedhin suharekasit, për shkak se kanë të suspenduar terrenin e tyre për tri ndeshje si vendas.

Fituesi i serisë çerekfinale Ylli - Peja do të ndeshet me liderin e stinorit të rregullt në Superligë, Bashkimin. Këta të fundit për herë të parë në histori të tyre kryen pjesën e rregullt të stinorit në vend të parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga