BUNDESLIGA

Foto: Pool
Bayerni po kërkon transferimin e Neuhaus gjatë janarit
23 January, 2021 @13:29
Bayern Munich është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e mesfushorit Florian Neuhaus. Mesfushori gjerman ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me Borussia Moenchegladbach dhe është bërë prioritet i bavarezëve. 23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje ku ka shënuar pesë gola e ka bërë katër asistime. Mediat gjermane kanë raportuar se bavarezët janë duke tentuar transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe Evropës është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për gjermanin. Reprezentuesi gjerman po shihet nga trajneri Flick si zëvendësuesi adekuat i Thiago Alcantaras, i cili ishte larguar në verë nga Bayerni dhe po ndihet shumë mungesa e tij.
Kjo ka bërë Bayernin që të shpejtojë për të nënshkruar me gjermanin e talentuar, pasi në garë për të janë edhe Arsenal e Real Madrid.