PASQYRA E XHIROS IV TË SUPERLIGËS
Besa e pandalshme, +33 ndaj Vëllaznimit
9 October, 2017 @10:12
Kampionia aktuale, Besa FamGas, nuk ka hasur rezistencë as në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Besa të dielen mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me rezultatin e thellë, 52:19.
Besa prin në klasifikim me tetë pikë, sa ka edhe Prishtina, ndërsa Vëllaznimi është i shtati me katër pikë. Besa ka fituar bindshëm edhe tri ndeshjet e para.
Plotë 12 lojtarë të ekipit pejan ia dolën të shënojnë gola të dielen në Gjakovë. Më efikasi ishte pivoti Kastriot Jupa me 15 gola e Drilon Tahirukaj shënoi 11 herë.
DUELET TJERA
Fitore bindëse ka shënuar edhe Prishtina, poashtu në udhëtim. Prishtina e mposhti Llapin me rezultatin 47:22 dhe vazhdon t’i bëjë shoqëri Besës në krye të klasifikimit.
Llapi mbetet skuadra e vetme pa pikë. Krasniqi, Syla e Xhuka shënuan nga shtatë gola për Prishtinën, të dielen në Podujevë.
TE FEMRAT
Në Superligën e femrave, të dielen është luajtur ndeshja mes Dritës e Vëllaznimit. Drita fitoi me rezultatin 27:23.