Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JAPAN GP

Hamilton fiton dhe ngrit epërsinë, Vettel me probleme

Hamilton fiton dhe ngrit epërsinë, Vettel me probleme


8 October, 2017 @9:24

Lewis Hamilton është shumë afër që të fitojë titullin e kampionit në Formula 1 këtë stinor, pas fitores së sotme në garën për Çmimin e Madh të Japonisë në shtegun Suzuka, derisa rivali i tij nga Ferrari, Sebastian Vettel, u desht ta lë garën për shkak të problemeve me motor.

Hamilton që triumfoi edhe në këtë garë, tashmë është 59 pikë mbi Vettelin në renditjen e përgjithshme të garuesve dhe ai mund të shpallet kampion që në garën e radhës, në SHBA (22 tetor).

vett

“Natyrisht që dhemb. Të gjithë jemi të zhgënjyer. Duhet të bëjmë edhe tentimin e fundit për rikthim. Të pushojmë pas kësaj gare dhe të bëhemi gati për 4 garat e fundit të stinorit, të shohim ç‘do të ndodh,” ka thënë Vettel pas garës.

pok

Sa i përket garës së sotme, pas Hamiltonit në podium arriti dyshja e Red Bullit, Max Verstappen dhe Daniele Ricciardo.

E në renditjen e përgjithshme në TOP 3 nuk ka ndërruar shumë, përveç afrimit të Bottasit pranë Vettelit, e Hamilton shfrytëzoi këtë për të ngritur epërsinë e pikëve në krye për t’iu afruar titullit të katërt kampioni në karrierë (2008, 2014, 2015).

pok


 
Të gjitha lajmet nga Motosports