Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN CUP

Besa Famgas triumfon edhe në përballjen e Kupës evropiane

Pamje nga ndeshja e sotme në Karagaç/ Foto: Besa/Korniza

Besa Famgas triumfon edhe në përballjen e Kupës evropiane


21 November, 2020 @21:23

Rekord-kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës së Evropës.

Në “Karagaç” Besa mposhti ekipin boshnjak Bosna Visoko me rezultat të thellë 36-18, derisa pjesa e parë kishte përfunduar 14-10 në të mirë të pejanëve.

Të udhëhequr nga Nikola Prce, pejanët dominuan në pjesë të dytë, derisa fillimi i lojës ishte paksa më i vështirë. Kastriot Jupa ka qenë i jashtëzakonshëm te Besa, pasi luajti me efikasitet 100% duke shënuar 12 herë në 12 tentimet e tij drejt portës kundërshtare.

Ndeshja e kthimit luhet nesër, gjithashtu në “Karagaç”, ndërsa skuadra që del me rezultat më të mirë nga të dyjat duele, shkon në raundin e tretë të Kupës Evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga