Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KH PRISHTINA 26-32 KH BESA FAMGAS

Besa fiton derbin ndaj Prishtinës

Foto: FHK

Besa fiton derbin ndaj Prishtinës


Teksti: FHK

13 November, 2020 @21:56

Besa Famgas po e vazhdon dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.

Besa Famgas sonte e fitoi derbin e javës së gjashtë të Superligës.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Besa Famgas e mposhti Prishtinën vendase me rezultat 32:26.

Për Besën është fitorja e gjashtë rresht kurse për Prishtinën humbja e parë.

Tani Besa Famgas shkëputet në pozitën e parë me 12 pikë, e përcjellë nga Prishtina me 10.

Prishtina e nisi më mirë ndeshjen, por pejanët gradualisht u kthyen në lojë dhe gjetën ritmin.

Pjesa e parë përfundoi 16:11 në të mirë të Besës.

Në pjesën e dytë Besa e ka rritur edhe më shumë epërsinë, ndërsa ndeshja përfundoi 32:26 në të mirë të mysafirëve.

Te Besa Famgas u dallua me efikasit Egzon Gjuka me 9 gola. Kurse 9 gola te Prishtina i shënoi Oltion Beshiri.

Prishtina – Besa Famgas 26:32 (11:16)

Prishtina: Beshiri 9, Abazi, Bajqinovci 5, Shabani 1, Ramadani 5, Gjuka 1, Ademi, Syla 4, Kuleta, Quni, Visoka 1, Qela, Agushi, Beqiraj.
Besa Famgas: Thaqi, Luzha, Mehmeti, Jupa 1, Mushkolaj, Alonso 4, Visoka, Tahirukaj 6, Ramosaj 3, Idrizi, Gjuka 9, J. Muqolli 3, Tafilaj 1, Mallios 4.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga