Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E PLAYOFFIT

Besa kalon lehtë edhe ndeshjen e serisë finale

Besa kalon lehtë edhe ndeshjen e serisë finale


20 June, 2020 @23:10

Besa Famgas nuk ka të ndalur në hendbollin e Kosovës. Ekipi pejan ka arritur që në “Karagaçi” sonte të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës në duelin e parë të serisë finale të PlayOffit.

Besa mposhti thellë Prishtinën dhe tashmë titullin e kampionit e ka thuajse në duar të veta. Pejanët pas pjesës së parë të mirë, ritmin e njëjtë e mbajtën edhe në pjesë të dytë për përfundimtaren 38-26 [24-13].

Dallimi që Besa Famgas bëri në lojë u pa që në fillim të ndeshjes dhe epërsia ngritej e ngritej ndaj kundërshtarit. Kastriot Jupa ka shënuar 9 gola në fitoren e të kuqve sonte, ndërsa u dalluan edhe Nikola Prce e Egzon Gjuka me nga 7 sosh.

Te Prishtina, më efikasi ishte Petrit Prekazi me 7 gola të shënuara.

Në ndeshjen finale të radhës, Besa duhet të ruajë epërsinë prej 12 golash për tu shpallë kampione e stinorit 2019/20 në Kosovë. Besës tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të mbrojtur titullin e kampionit. Ndeshja finale e kthimit do të luhet të martën, në Prishtinë.

INFOSTAT:

Besa Famgas – Prishtina 38:26 (24:13)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 4, Vokshi 2, Jupa 9, J. Vokshi, Mushkolaj, Luzha, Visoka, Tahirukaj 6, Kukrika 1, Prce 7, Ramosaj 1, Gjuka 7, Dukaj, Tafilaj, J. Muqolli 1.

Prishtina: Beqiraj, Ramadani 1, Ademi, Abazi 3, Bajqinovci 5, Gjuka 2, Agushi, E. Ademi, Sherifi, Beshiri 4, Prekazi 7, Terziqi 1, Syla 3.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga