Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALISTI I PARË

Besa në finale të PlayOffit, pret rivalin

Besa në finale të PlayOffit, pret rivalin


16 June, 2020 @23:21

Rekord-kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka arritur që të shënojë edhe fitoren e radhës në gjysmëfinale të PlayOffit të elitës së hendbollit tonë - për të siguruar finalen e garës.

Besa Famgas pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Kastriotit në Karagaç, ka mposhtur edhe sonte Kastriotin në Bill Clinton për të siguruar finalen.

Besa mposhti sonte Kastriotin 26-33 [9-14], ndërsa trajneri spanjoll i ekipit pejan që qëndroi në klub përkundër pandemisë - u dha rast shumë lojtarëve të rinj të ekipit dhe shpresave për të shijuar PlayOffin.

Tash Besa Famgas në finale të PlayOffit, do të kërkojë titullin kampion të Kosovës në duel ndaj fituesit të gjysmëfinales tjetër Trepça-Prishtina.

GOLAT:

Kastrioti – Besa Famgas 26:33 (9:14)

Kastrioti: Curri, Syla 3, Bega, Dugolli 5, Hoxha, Selmani, Bislimi 5, Qerimi, D. Dugolli, Rudari 2, Brahimi, Bytyçi, Shabani 5, Zaskoku 1, Selmani, Mustafa 5.

Besa Famgas: Mehmeti, Luzha 1, Jupa 8, Gjuka 2, Prce, J. Muqolli 5, Ramosaj 4, Tahirukaj 3, Kukrika, Visoka, Vokshi 1, Mushkolaj 4, Idrizi 1, Tafilaj, Y. Muqolli 4, J. Vokshi.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga