Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I KOSOVËS

Besa pa telashe në derbi ndaj Prishtinës

Besa pa telashe në derbi ndaj Prishtinës


Foto: FHK

23 September, 2021 @23:01

Besa Famgas e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll. Në kuadër të xhiros së parë të Superligës, Besa Famgas të enjten mbrëma në kryeqytet fitoi ndaj Prishtinës me rezultat bindës, 40:34.
Që në pjesën e parë pejanët u shkëputën në rezultat. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 21:11 për Besën. Epërsia e Besa Famgas nuk u rrezikua në pjesën e dytë.

Përgjegjësia te Besa ishte e ndarë te shumë lojtarë. Kështu nga 5 gola i shënuan Nikola Prce e Kastriot Jupa. Ndërsa nga 4 i kishin Egzon Gjuka, Jon Muqolli, Balsha Raçiq, Jon Vokshi, Denis Shabanoviq e Arbios Mushkolaj.
Te Prishtina, Oltion Beshiri e Agon Bajqinovci i shënuan ga 8 gola. Nga 5 i kishin Vlerson Zherka, Rron Ramadani e Lulzim Shabani.

Të enjten u luajt edhe ndeshja Drenica – Kastrioti. Fitore shënoi skuadra ferizajase me rezultat 35:24. Festim Mustafa i shënoi 7 gola për Kastriotin, ndërsa 6 i kishte Adonit Isufi. Te Drenica u dallua Besim Dubovci me 11 gola.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga