Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYHET XHIROJA XVIII

BesaFamgas dhe Prishtina me fitore të thella

BesaFamgas dhe Prishtina me fitore të thella


11 March, 2018 @0:40

Me forcimin e ekipit të Prishtinës, Superliga e hendbollit të Kosovës po bëhet më interesante, ndërsa tani të dyja ekipet me bilanc të njejtë, po vazhdojnë me ritmin e tyre të fitoreve.

BESA E PRISHTINA, THELLË

Besa ka fituar ndaj Dritës thellë sot si mysafir, 14-41, ndërsa Prishtina ishte gjithashtu dukshëm më e mirë sesa Samadrexha, duke e mposhtur 42-20.

REZULTATET TJERA

Në ndeshjet tjera të së shtunës, ku u luajtën të gjitha ndeshjet e xhiros XVIII u arritën këto rezultate: Llapi 30-37 Zhegra, Trepça 27-33 Vëllaznimi, Vushtrria 22-29 Kastrioti.

KLASIFIKIMI

Besa dhe Prishtina kryesojnë Superligën me nga 34 pikë secila, ndërsa Kastrioti i treti në renditje ka 21 pikë. Samadrexha e nëntë e Llapi në fund të klasifikimit, kanë 4, përkatësisht 2 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga