MJEKËSI SPORTIVE
Zgjatjet e muskujve para ndeshjeve, diçka e kaluar?
Shkruan: MA Arianit Krasniqi PT
26 February, 2018 @20:46
Tashmë sporti ka evoluar në masë të madhe duke detyruar shumë ekipe sportive që bashkarisht me ekipet mjekësore të preokopohen ne hulumtime të shumta se çka ështe e mirë për sportistin dhe çka jo.
Një nga temat me pikëpyetjen më të madhe ka qenë dhe ajo se kur duhet dhe si duhet t’i zgjasim muskujt.
Publikimi i realizuar nga (Haddad, M., et al. “Static stretching can impair explosive performance for at least 24 hours.” Journal of Strength and Conditioning Research. Volume 28 (2014): 140–146) duke matur rezultatet e futbollistëve në zgjatjet e muskujve 24 orë para ndeshjes, erdhi në përfundim se zgjatjet statike në fakt kanë filluar të mendohen si të kontraindikuara, duke preferuar paraprakisht zgjatjet dinamike. Në fakt zgjatjet statike ishin me rezultat më negativ se sa edhe të mos bëheshin zgjatje fare. Zëvendësimi më ideal i zgjatjeve statike 24 orë para ndeshjeve ishte realizimi i punës me ‘foam rolling’ , si një metodë efikase në qetësimin e muskulaturës dhe prevenimin e saj nga lëndimet. Zgjatjet statike (duke qëndruar në një pozicion) rezultuan me efekt përcjellës për lendime muskulare.
Vëmendje: zgjatjet statike nuk janë të kontraindikuara në fund të sesioneve stërvitore.
Shënim: para ndeshjeve, në realizimin e nxemjeve për lojë, zgjatjet statike kanë filluar të mos gjejnë më vend duke u zëvendësuar me nxemjet dinamike të intensitetit të lartë ku zgjatjet gjejnë vend bashkë me punën në lëvizje.