OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Gjermanët të parët në bob
25 February, 2018 @10:16
Dy përfaqësueset e Gjermanisë janë renditur në krye të garës në bob katërsh pas katër rundeve. Saji bob i udhëhequr nga Francesco Friedrich ia doli të ruaj epërsinë që kishte marr në dy rundet e para duke përfunduar garën olimpike me kohë totale prej 3:15.85 minutave.
Katërshja e udhëhequr nga bashkëkombësi Nico Walther kishte shkrirë disavantazhin prej 0.07 sekondave ndaj Koresë në rundin e fundit për të marr të argjendtën me 0.53 sekonda vonesë. Me kohë të njëjtë përfunduan garën edhe korenët e Yunjong Won të cilët gjithashtu u stolisën me medaljen e argjendtë.
Në garat në bob, Gjermania mori tri të arta nga katër medaljet në total, derisa Kanadaja mblodhi të artën tjetër që e kishte ndarë me Gjermaninë në bob dysh tek meshkujt.