OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Ledecka shkruan historinë
24 February, 2018 @15:50
Sangho Lee ka fituar medaljen e argjendtë në garën e sllallomit të madh paralele në snoubord duke u vonuar për 0.43 sekonda ndaj zviceranit Nevin Galmarini në finalen e garës së fundit në këtë sport. E bronzta shkoi për sllovenin Zan Kosir i cili qe bindshëm më i shpejtë se Sylvain Dufour nga Franca, i cili gaboi në pjesën e dytë të shtegut duke mbetur i katërti në fund.
Vëmendja ra mbi çeken Ester Ledecka. Kampioni botërore në këtë disiplinë, 22 vjeçarja Ledecka, u bë garuesja e parë e cila fiton të artën në dy sporte olimpike në të njëjtën Olimpiadë. Titullit së Super G-së në skijim alpin, sot i shtoi titullin olimpik në sllallom të madh paralel në snoubord. Ajo në finale ishte më e shpejtë se gjermania Selina Joerg, për 0.46 sekonda. Edhe e bronzta shkoi në Gjermani pasi Ramona Theresia Hofmeister fitoi finalen e vogël ndaj ruses Alena Zavarzina.
Si për Zvicrën ashtu edhe për Çekinë ishin këto të artat e para në snoubord. Nga 10 disiplinat në këtë sport, katër tituj u takuan sportistëve nga SHBA-të të cilët morën shtatë medalje në total. Kanadaja, Franca, Austria, e Italia ishin në mesin e vendeve me kampion olimpik në snoubord në PyeongChang 2018.