OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Niskanen fiton maratonën
24 February, 2018 @15:53
Iivo Niskanen nga Finlanda ka kaluar 50km distancë në stilin klasik për kohë 2:08:22.1 orë. Finlandezi në kilometrat e fundit ishte në hije të atletit olimpik nga Rusia, Alexander Bolshunov i cili kishte udhëhequr gjatë kësaj kohe. Mirëpo, në kilometrin e fundit Niskanen krijoi një epërsi që në fund ishte 18.7 sekonda para Bolshunov.
Edhe e bronzta udhëtoi në Rusi me Andrey Larkov i cili u vonua për 2:37.5 minuta.
Është kjo hera e parë që maratona në kros-kountri shkon në Finlandë pas vitit 1960. Në Sochi, Rusia kishte fituar të tri medaljet.
Maratona e femrave nis nesër në ora 7:15 si gara e fundit në Olimpiadën e PyeongChang2018.