OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Suedezët kampion në biathlon
23 February, 2018 @17:33
Për herë të parë në histori të Olimpiadave, Suedia ka siguruar të artën në stafetën në biathlon. Peppe Femling, Jesper Nelin, Sebastian Samuelsson, e Fredrik Lindroem siguruan të artën, duke mos lejuar asnjë rreth dënimi dhe vetëm 9 gabime në qitje të rikuperuara nga plumbat shtesë.
Emil Hegle Svendsen nuk mbajti nervat në qitjen e fundit duke marr një rreth dënimi dhe 55.5 sekonda më vonë përfundoi garën për ti siguruar të argjendtën Norvegjisë.
E bronzta shkoi për gjermanët të cilët kishin pas tre rrathë dënimi duke përfunduar garën 2:07.1 minutë pas Suedisë.
Suedia ishte e vetmja kombëtare nga 18 sosh pa asnjë rreth dënimi. Problemet me erën, sikur dje edhe sot penguan zhvillimin e lehtë të garës në biathlon.
Në biathlon, Gjermania dhe Franca mbyllin Olimpiadën me nga tri të arta, me gjermanët që kanë shtatë në total krahasuar me francezët që mbesin me 5 sosh. Suedia ka dy tituj e katër medalje, ndërsa me vetëm një titull e gjashtë medalje në total, Norvegjia renditet e katërta.