OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Ski-krosi për kanadezet
23 February, 2018 @17:27
Pas të artës në konkurrencën e meshkujve në ski-kros, edhe tek femrat e arta i takoi kanadezëve. Kësaj radhe, Kelsey Serwa përfundoi e para, duke i shtuar titullin olimpik të argjendtës nga Sochi. Edhe aty, e arta i kishte takuar Kanadasë, ndërsa në PyeongChang e argjendta ishte për Brittany Phelan.
Fanny Smith nga Zvicra mori të bronztën, derisa pa medalje mbeti suedezja Sandra Naeslund e cila garën finale e përfundoi e katërta.
Kampionia nga Sochi, Marielle Thompson përfundoi garën në rundin e parë eliminator, edhe pse kishte qenë më e shpejta në garën kualifikuese.
Garat e skijimit të lirë në PyeongChang mbyllen me dominimin total të Kanadasë me katër të arta nga gjithsej 10 disiplina.