SPORTE OLIMPIKE
Abetare Olimpike: Skijim i lirë (Freestyle)
Shkruan: Luan Morina
9 February, 2018 @20:00
Skijimi i lirë është sport relativisht i ri në Lojërat Olimpike. Olimpiadave të fundit i janë adoptuar shumica prej disiplinave të sporteve ekstreme të njohura si X-Games. Shumica e disiplinave janë të ngjashme me ato të snoubordit, me dallimin e vetëm në përdorimin e dy skive në skijim të lirë, dhe një ‘dërrase’ të vetme në snoubord.
Janë pesë disiplina që zhvillohen nga të dy gjinitë në këtë Olimpiadë: halfpipe, slopestyle, moguls, aerials dhe skicross.
HALFPIPE
Halfpipe zhvillohet në një shteg të formës U, ku në secilën anë, skitarët do të provojnë të impresionojnë pesë gjyqtarët me lartësinë, vështirësinë e ekzibicioneve, llojllojshmërinë e tyre, ekzekutimin dhe inovacionin. Skitari me notat më të mëdha shpallet kampion.
SLOPESTYLE
Slopestyle është një shteg që përmban kërcime dhe shtigje të hekurta, të dyja nga tri ku skitarët duhet të përmbushin pesë kriteret e kërkuara si në halfpipe.
MOGULS
Moguls është një shteg me gunga, ku skitarët kanë nga një kërcim për të shënuar notat të larta. Notat dhe shpejtësia kombinohen për shpalljen e më të mirit.
AERIALS
I njëjti qëllim është edhe në aerials, vetëm se këtu kanë nga një kërcim në një shteg pa gunga.
SKI CROSS
Ski cross është ndoshta më e lehta prej të gjitha disiplinave. Nga katër skitarë për grup lëshohen në një shteg të përzier me pengesa të ndryshme, që i ngjan motokrosit. Nuk ka porta për të kaluar, gjë që e dallon nga skijimi alpin.
HISTORIA dhe FAVORITËT
Për herë të parë në Lojërat Olimpike si sport, skijimi i lirë është paraqitur në Albertville në vitin 1992. Me kalimin e kohës është shndërruar në sportet më me adrenalinë në Olimpiada.
Favoritët kanë ardhur nga vende të ndryshme, me Kanadanë që ka dominuar së fundmi në garat e Kupës Botërore. Mikael Kingsbury ka fituar dhe udhëheq këtë vit në renditjen e përgjithshme, me moguls si disiplinën e preferuar. Tek femrat australiania Brittany Cox ka qenë në formë të shkëlqyeshme, duke u kaluar nga Sandra Naslund e cila udhëheq këtë vit në Aerials, e bashkëkombësja e saj Jennie-Lee Burmansson është më e mira në slopestyle.