SPORTE OLIMPIKE
Abetare Olimpike: Snoubord
Shkruan: LUAN MORINA
9 February, 2018 @12:27
Krahas skijimit të lirë, snoubordi është ndër sportet më ekzibicionale të Lojërave Olimpike Dimërore. Në PyeongChang nga programi do të mungojë sllallomi paralel, por vazhdon të mbetet sllallomi i madh paralel. Në këtë disiplinë, dy skitarë në shtigje paralele provojnë të arrijnë të parët në fund.
Snoubord kros ngjan me disiplinën e ski krosit në skijim të lirë. Garuesit provojnë të kalojnë të parët nëpër shtegun që përfshin kërcime, kënde dhe shpejtësi. Shtyrja, rrëzimi, apo dalja nga shtegu rezulton me diskualifikim.
Slopestyle dhe halfpipe janë të njëjtat me ato në skijim të lirë, veçse këtu gjithçka bëhet me një ‘dërrasë’ të vetme, për dallim me dy ski në skijim të lirë. Skitarët duhet të ekzekutojnë paraqitjen e tyre më së bukuri për të marr medaljen e artë.
E Big Air është ndër risitë e Lojërave Olimpike. Mund të hedhim paralele me kërcimet me ski, vetëm se në këtë disiplinë, skitarët kanë vetëm një kërcim për të shfaqur ekzibicionet më të vështira dhe ateruar në këmbë për të marr notat më të larta.
Snoubordi ka debutuar në Nagano në vitin 1998, e njëzet vite më pas, favoritët kryesor pritet të jenë Nevin Cagimarini te meshkujt, e Ester Ledecka tek femrat, të dy në sllallomin e madh paralel si disipinë krysore. Marcus Kleveland e Ayumu Hirano tek meshkujt e Anna Gasser, Chloe Kim, e Liu Jiayu tek femrat, janë favoritë në disiplinat më atraktive si Big Air, halfpipe, e slopestyle.