Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE

Ekipi olimpik i Kosovës arrin në PyeongChang

Foto: NOC

Ekipi olimpik i Kosovës arrin në PyeongChang


Teksti: NOC

6 February, 2018 @20:13

Pas rreth 20 orësh udhëtim, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në PyeongChangKoresë së Jugut.

Udhëtimi u bë nga Prishtina për në Stamboll, nga Stambolli për në Seoul dhe nga Seouli në PyeongChang.

Ekipi olimpik përbëhet nga skitari Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.

Tahiri është skitari i vetëm që ka siguruar normën olimpike. Ai ka fituar normën në pesë disiplina të skijimit alpik.

Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018” hapen të premten (9 shkurt), ku Kosova do të defilojë për herë të parë në histori të LOD.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera