ATP RENDITJA PAS AUSTRALIAN OPEN'18
‘Pleqtë’ në krye të ATP listës
29 January, 2018 @14:05
Përkundër se gjeneratat ndërruan dhe të rinjtë po mundohen, ende në krye të listës së ATP-së po dominojnë legjendat e këtij sporti, Rafael Nadal dhe Roger Federer.
Dyshja, pas përfundimit të Australian Open 2018 përsëri mbajnë dy vendet e para të ATP renditjes, ndërsa në vend të tretë ka kërcyer kroati Marin Cilic, që dje u mposht në finale nga Federeri 3-2.
I katërti në ATP renditjen e botuar sot nga Federata Botërore e Tenisit është Grigor Dimitrov, i përcjellur nga Alex Zverev, të cilët kanë rënë për nga një pozitë pas ngritjes së Cilicit.
Jugkoreani Hyeon Chung ka bërë ngritjen më të madhe në TOP 30, duke kërcyer në pozitën e 29-të në ngritjen e tij prej 29 pozitave.
ATP RENDITJA, janar 2018:
ATP rankings - Monday, January 29 1. Rafael Nadal 2. Roger Federer 3. Marin Cilic (+3) 4. Grigor Dimitrov (-1) 5. Alexander Zverev (-1) 6. Dominic Thiem (-1) 7. David Goffin 8. Jack Sock (+1) 9. Juan Martin del Potro (+1) 10. Pablo Carreno Busta (+1) 11. Kevin Anderson (+1) 12. Sam Querrey (+1) 13. Novak Djokovic (+1) 14. Nick Kyrgios (+3) 15. Stan Wawrinka (-7) 16. Tomas Berdych (+4) 17. Lucas Pouille (+1) 18. John Isner (-2) 19. Jo-Wilfried Tsonga (-4) 20. Andy Murray (-1) 21. Albert Ramos-Vinolas (+1) 22. Fabio Fognini (+3) 23. Roberto Bautista Agut (-2) 24. Diego Schwartzman (+2) 25. Adrian Mannarino (+2) 26. Kyle Edmund (+23) 27. Kei Nishikori (-3) 28. Gilles Muller 29. Hyeon Chung (+29) 30. Damir Dzumhur |