Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSOPEN 2018/ MEN'S SEMIFINAL

Kroati arrin për herë të parë në finale të Aus’ Open

Marin Cilic (29 vj.)

Kroati arrin për herë të parë në finale të Aus’ Open


25 January, 2018 @12:21

Tenisti kroat me përvojë, Marin Cilic, ka arritur në finale të Australian Openit. Ai ka mposhtur sot britanikun e ri, Kyle Edmund, në tre sete radhazi, 3-0.

Cilic 29 vjeç, që në karrierën e tij ka të fituar vetëm një Grand Slam, atë të US open në vitin 2014, do të ketë rastin që të luftojë për të dytën në karrierë të dielën në mëngjes, ku pret finalistin tjetër që do të kuptohet nga gjysmëfinalja Hyeon Chung - Roger Federer.

Marin Cilic

Britaniku 23 vjeç, Edmund, do të mbahet në mend për gjysmëfinalen e parë të tij në një Grand Slam, derisa sot përveç setit të dytë që e çoi në tie-break, nuk arriti t’i bëj ballë mjaftueshëm kroatit.

Cilic setin e parë dhe të tretë e mori me 6-2, derisa të dytën me 7-6.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis