AUSOPEN '18/ WOMAN'S SEMIFINAL
Halep arrin finalen pas maratonës
25 January, 2018 @9:35
Tenistja rumune, Simona Halep, ka arritur të futet në finale të Grand Slamit të parë të vitit 2018, duke e mposhtur në duelin maratonik bartësen e 21-të të turneut, Angelique Kerber nga Gjermania.
Halep, që aktualisht është tenitsjta e renditur si e para në ATP listë, nuk ka fituar asnjë Grand Slam, derisa ka dy paraqitje në finale të French Open dhe dy gjysmëfinale në Wimbledon dhe US Open.
Simone Halep (26 vj.), e lehtësuar pas ndeshjes maratonike në gjysmëfinale ndaj Angelique Kerberit (Foto: TheGuardian)
Finalja e Australian Open, është arritja më e madhe për të që prej verës së kaluar kur humbi finalen e French Open, ndërsa aty do të përballet me danezen Caroline Wozniacki.
Në duel ndaj Kerberit sot, Halep ka mbajtur veten në lojë pas dy match-point’eve të gjermanes, ndërsa ka shfrytëzuar match-point’in e katërt të saj për të arritur finalen e parë në Melbourne.
Dueli që zgjati dy orë e 20 minuta në Rod Laver Arena, ka sjellë në finale Halepin, derisa u arrit përfundimisht 9-7 në setin e tretë dhe final të ndeshjes, që mund të merr epitetin epik, 6-3, 4-6 dhe 9-7 në verën australiane.
Caroline Wozniacki (27 vj.), duke festuar arritjen në finale, pasi që mposhti Elise Mertensin, 6-3 dhe 7-6 (Foto: TheGuardian)
Përndryshe, Australian Open këtë vit do të ketë fituese të re të titullit, pasi që asnjëra nga finalistet nuk e ka fituar më heret këtë garë.
Finalja e Australian Open në kategorinë e femrave, ku do të ndeshen Halep dhe Wozniacki zhvillohet të shtunën në mëngjes, 27 janar, me fillim nga ora 09:30 me kohën tonë.