AUSTRALIAN OPEN
Nadal ndalet nga lëndimi, Cilic në gjysmëfinale
23 January, 2018 @13:24
Rikthehen lëndimet te teniseri numër 1 në Botë.
Rafael Nadal, që gjatë gjithë karrierës ka pasur probleme të shumta me lëndime, u detyrua ta dorëzojë duelin ndaj kroatit Marin Cilic për shkak të lëndimit në kofshë në setin e pestë, kur rezultati mes teniserëve në sete ishte 2-2.
Dhimbjet te spanjolli filluan më herët, mirëpo ai duroi dhe luajti me dhimbje deri në setin e pestë, e më pas vazhdimi i ndeshjes ishte i pamundur dhe Nadal u detyrua ta dorëzojë ndeshjen, duke bërë kështu që kroati Cilic të kalojë në gjysmëfinale të Australian Open.
Kjo është hera e parë që nga viti 2009 që Cilic e arrin gjysmëfinalen në këtë turne, ndërsa aty do të takohet me britanikun Kyle Edmund, i cili në çerekfinale sot e mposhti bullgarin Dimitrov 1-3 në sete.
Dy çerekfinalet tjera, Sandgren vs. Chung dhe Federer vs. Berdych, zhvillohen nesër në mëngjes.