TAEKWONDO
Fillon kursi për trajnerë me profesorin nga Korea
19 January, 2018 @23:48
Nën organizimin e KOK-ut në bashkëpunim me Federatën e Taekwondos së Kosovës, sot është mbajtur seminari “Kursi për trajnerë të Taekwondos” ku ligjerues ka qenë profesori Sunjang Lee nga Korea Jugore.
Sunjang Lee është kampion i dikurshëm i botës në sportin e taekwondos, kur kishte fituar titullin e më të mirit në vitin 1985.
Seminari që ka nisur sot, do të zgjasë deri më 22 janar 2018. Aty do të ketë edhe teori edhe praktikë, ndërsa atë janë duke e ndjekur 20 trajnerë të klubeve të FTK-së.