TUNIS GRAND PRIX 2018
Distria në gjysmëfinale
19 January, 2018 @14:47
Edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, është duke kaluar ditë të mirë në Tunis sot.
Ajo aktualisht ka arritur në gjysmëfinale të garës në kategorinë e saj nën 52 kilogramë dhe aty do të ndeshet me sllovenen, Anja Stangar.
Në rast se arrin fitore, Krasniqi do të futet në garë për medaljen e artë në këtë kategori, të Tunis Grand Prix 2018.
Nëse arrin finalen, Distria do të ndeshet me brazilianen Jessica Pereira.