PËRFAQËSUESJA
Kosova e mbyll me humbje
14 January, 2018 @19:17
Me humbje është mbyllur aventura e Kosovës në fazën e parë kualifikuese drejt Botërorit të vitit 2019.
Pas 2 humbjeve në dy ndeshjet e para nga Polonia dhe Portugalia, Kosova u mposht edhe në duelin e fundit të zhvilluar sot ndaj Qipros, duel në të cilin përkundër humbjes duhet përmendur loja e mirë e hendbollistëve të Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte plotësisht e barabartë dhe përfundoi 14-14, mirëpo në pjesën e dytë më të përqëndruar u treguan ‘ishullorët’ dhe takimin e mbyllën me fitore 24-22.
Përkundër faktit që Kosova këtë fazë e mbylli me 3 humbje në po aq ndeshje, loja e Kosovës në të trija takimet ishte shumë e mirë, gjë që jep shpresë për sukses në ngjarjet e ardhshme të hendbollit sa i përket përfaqësueseve.