PËRFAQËSUESJA
Portugalia mposht Kosovën në ndeshjen e dytë
13 January, 2018 @20:55
Pas humbjes në ndeshjen e parë nga Polonia, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll u mposht edhe në takimin e dytë të fazës së parë kualifikuese drejt Botërorit të vitit 2019.
Këtë duel Kosova e humbi nga Portugalia nikoqire, e cila ishte më e mirë se Kosova në të dyja pjesët dhe takimin e mbylli me fitore 22-36.
Me gjasat për kalim tutje tashmë të shuara, Kosova ndeshjen e fundit ndaj Qipros e luan vetëm sa për statistika, ndeshje kjo që zhvillohet nesër (14 janar).