PËRFAQËSUESJA
Lajm i mirë për Kosovën, Abdullahi pranon ftesën
13 December, 2017 @14:30
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka kumtuar një lajm të mirë për Kosovën.
Endrit Abdullahi, hendbollisti kosovar që aktivizohet te skuadra e Skövdes në elitën e hendbollit suedez, e ka pranuar ftesën e Taip Ramadanit për të qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet drejt Botërorit të hendbollit.
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për përgatitjet e radhës do të mbledhet në Prishtinë, ndërsa detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende.