RUSSIA MASTERS
S’marrin pjesë pa flamur të Kosovës
8 December, 2017 @8:44
Mastersi i xhudos që këto ditë do të mbahet në Rusi, nuk do të ketë triumfueset kosovare në garë.
Kjo, pasi që xhudistet kosovare dhe ekipi i Kosovës - është kërkuar që të mos merr pjesë me simbole shtetërore por me flamur të Federatës Botërore të xhudos, që nuk është pranuar nga pala kosovare.
Kështu, sipas njoftimit të dhënë nga trajneri Driton Kuka, Kosova nuk do të lejohet të merr pjesë në garën ku marrin pjesë 16 më të mirët e xhudos në çdo kategori.
“Përfundimisht sot nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka ardhur përgjigjja që Kosova nuk do të lejohet të marrë pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë elita e xhudistëve botëror,” ka shkruar ai në rrjetin social Facebook pak më parë.