PESHËNGRITJE
Romela Begaj shpallet kampione bote në botëror
3 December, 2017 @14:33
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kampionatin botëror të peshëgritjes, Romela Begaj arriti të shpallej kampione bote.
31-vjeçarja ngreu 107 kg në stilin shkëputje, duke arritur të sigurojë medaljen e artë për peshën deri në 69 kg.
Edhe në shtytje sportistja shqiptare bëri një paraqitje të mirë, duke ngritur deri në 128 kg, por dështoi t’ia dilte me sukses në provat e saj për të ngritur 131 kg.
Me këto rezultate ajo arriti të sigurojë edhe medaljen e argjendtë në dygarësh. Rezultati i saj si nënkampione në dygarësh është rezultati i saj më i mirë në një botëror.