Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITUESI I TOUR DE FRANCE 2017

Froome del pozitiv në doping-test

Froome del pozitiv në doping-test


13 December, 2017 @9:44

Fituesi i Tour de France, Chris Froome, ka dalë pozitiv në testet e dopingut, ka bërë të ditur sot UCI (Federata Botërore e Çiklizimit).

Testi i bërë më 7 shtator në Vuelta d’Espana, ka treguar që britaniku ka kaluar dozën e lejuar të astma salbutamolit.

“E di që e kam astmën dhe i di shumë saktë rregullat. Kam përdorur inhalator për të trajtuar simptomat e mija dhe e di se jam testuar çdo ditë,” ka thënë Froome.

Astma e Froome‘it është keqësuar në Vuelta, ku ai ka shtuar dozën e salbutamolit me këshillë të mjekut të ekipit. Froome do të jetë i gatshëm që t’ua jep të gjitha informatat e nevojshme UCI-së, ka bërë të ditur ekipi i tij.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera