JUDO MASTERS
Kosova merr pjesë në Rusi
10 December, 2017 @12:06
Kosova megjithatë do të merr pjesë në Xhudo Masters në Rusi.
Njoftimin e ka konfirmuar Driton Kuka, trajner, i cili ka bërë të ditur se kreu i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i ka bërë të ditur kreut të FXHK-së, Agron Kuka, se është marrë vesh që Kosova do të merr pjesë në ‘The Best of the Best’ në Shën Petersburg.
Në mungesë të Majlinda Kelmendit, Kosova do të merr pjesë në këtë turne me Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
Ditë më parë, Kosovës i ishte refuzuar pjesëmarrja me simbole shtetërore dhe FXHK nuk kishte pranuar të marr pjesë me flamurin e Federatës Botërore në këtë turne.
Turneu mbahet me 16 dhe 17 dhjetor, ndërsa informata për pjesëmarrësit dhe për turneun mund të gjeni në këtë vegëz.