AUTO SPORTS
FASK, zyrtarisht anëtare e FIA-s
Komunikim për media nga FASK
8 December, 2017 @22:25
Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) është pranuar si anëtare e përhershme e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Vendimi është marrë të premten në Paris, ku prej 4-8 të këtij muaji, asambleja e përgjithshme e FIA-s i ka zhvilluar punimet e saj. Për auto sportin e Kosovës më e rëndësishme ka qenë dita e fundit e këtyre punimeve, ku është vendosur për FASK-un, e që fatmirësisht gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë.
“Ky ka qenë edhe hapi i fundit për të cilin FASK-u ka pasur nevojë. Realisht, nuk kemi pritur të kemi probleme, por natyrisht që tani marrim frymë edhe më lirshëm, pasi edhe zyrtarisht Federata jonë është anëtare e përhershme e FIA-s. Tani na mbetet të punojmë edhe më tepër për ta çuar auto sportin tonë përpara”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.