2018 SPORTS EVENTS
Kalendari 2018 në Sportin ndërkombëtar
Përgatiti: Luan MORINA
1 January, 2018 @10:00
Kupa e Botës në futboll dhe Lojërat Olimpike Dimërore pritet të jenë ngjarjet më të mëdha sportive në vitin 2018.
Por, si çdo vit, edhe 2018-ta pritet të jetë e mbushur me ngjarje sportive kulmore.
Ringjallja e rivalitetit ndërmjet Federerit dhe Nadalit mund të kaloj nëpër vitin e fundit, ngjashëm si karriera e LeBron James me Cavs, e sezonet e vuajtjeve të Los Angeles Lakers.
Kalendari i ngjarjeve sportive në vitin 2018:
1 | Kampionati Evropian në hendboll për meshkuj në Kroaci (12-28 janar) | |||
2 | Australian Open (15-28 janar) | |||
3 | Kampionati Evropian në patinazh artistik në Moskë (17-21 janar) | |||
4 | Kampionati Botëror në fluturime me ski në Oberstdorf (18-21 janar) | |||
5 | Shorti për Ligën e Kombeve me Kosovën në Ligën D (24 janar) | |||
6 | Superbowli i futbollit amerikan në Minneapolis (4 shkurt) | |||
7 | Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang (9-25 shkurt) | |||
8 | Kampionati Evropian në atletikë në palestër në Birmingham (1-4 mars) | |||
9 | Finalet e kupës së botës në skitari alpin në Are (14-18 mars) | |||
10 | Finalet e kupës së botës në skitari nordike në Falun (16-18 mars) | |||
11 | Kampionati Botëror në patinazh artistik në Milano (21-25 mars) | |||
12 | Finalet e kupës së botës në biathlon në Tjumen (22-25 mars) | |||
13 | Hapja e kampionatit të botës në Formula 1 në Melbourne (25 mars) | |||
14 | Ndeshjet miqësore të kombëtareve në futboll (22-27 mars) | |||
15 | Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve (3-11 prill) | |||
16 | Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve (24 prill - 2 maj) | |||
17 | Hapja e Ligës së Diamanteve në atletikë, në Doha (4 maj) | |||
18 | Kampionati Botëror në hokej mbi akull, në Danimarkë (4-20 maj) | |||
19 | Giro d’Italia në çiklizëm (4-27 maj) | |||
20 | Finalja e Europa League në Lyon (16 maj) | |||
21 | Finalja e Ligës së Kampionëve në Kiev (26 maj) | |||
22 | Finale-Four i Ligës së Kampionëve në hendboll në Koln (26-27 maj) | |||
23 | Roland Garros (27 maj – 10 qershor) | |||
24 | Seria e finaleve të NBA (31 maj) | |||
25 | Publikimi i ekipeve për Kupën e Botës në futboll (4 qershor) | |||
26 | Kupa e Botës në futboll, në Rusi (14 qershor – 15 korrik) | |||
27 | 24 orët e Le Manit (16-17 qershor) | |||
28 | Drafti i Ligës NBA (21 qershor) | |||
29 | Wimbledoni (2-15 korrik) | |||
30 | Tour de France (7-29 korrik) | |||
31 | Kampionati Evropian në vaterpolo, në Barcelonë (14-28 korrik) | |||
32 | Kampionati Evropian në volejboll plazhe, në Holandë (16-22 korrik) | |||
33 | Kampionati Botëror në badminton në Nanjing (30 korrik – 5 gusht) | |||
34 | Kampionati Evropian në lundrim, në Glasgow (2-5 gusht) | |||
35 | Kampionati Evropian në gjimnastikë ekipore, në Glasgow (2-5 gusht) | |||
36 | Kampionati Evropian në not, në Glasgow (3-12 gusht) | |||
37 | Kampionati Evropian në çiklizëm, në Glasgow (5-12 gusht) | |||
38 | Kampionati Evropian në atletikë, në Berlin (6-12 gusht) | |||
39 | Kampionati Evropian në gjimnastikë individuale, në Glasgow (9-12 gusht) | |||
40 | Superkupa e UEFA-s në futboll, në Tallinn (15 gusht) | |||
41 | Vuelta a Espana (25 gusht – 16 shtator) | |||
42 | US Open në tenis (27 gusht – 9 shtator) | |||
43 | Liga e Kombeve (5-11 shtator) | |||
44 | Kampionati Botëror në lundrim, në Plovdiv (9-16 shtator) | |||
45 | Kampionati Botëror në volejboll për meshkuj, në Bullgari dhe Itali (10-30 shtator) | |||
46 | Kampionati Botëror në xhudo, në Baku (16-23 shtator) | |||
47 | Xhiroja e parë e Ligës së Kampionëve (18-19 shtator) | |||
48 | Kampionati Evropian në ping-pong, në Alicante (18-23 shtator) | |||
49 | Kampionati Botëror në basketboll për femra, në Teneriffe (22-30 shtator) | |||
50 | Kampionati Botëror në çiklizëm, në Innsbruck (22-30 shtator) | |||
51 | Olimpiada e shahut në Gjeorgji (23 shtator – 6 tetor) | |||
52 | Ryder Cup në golf (28-30 shtator) | |||
53 | Kampionati Botëror në volejboll për femra, në Japoni (29 shtator – 20 tetor) | |||
54 | Kampionati Botëror në mundje, në Budapest (22-28 tetor) | |||
55 | WTA finalet në Singapor (22-28 tetor) | |||
56 | Kampionati Botëror në gjimnastikë, në Doha (25 tetor – 3 nëntor) | |||
57 | Finalja e FedCup në tenis (10-11 nëntor) | |||
58 | ATP finalet në Londër (11-18 nëntor) | |||
59 | Finalja e kampionatit botëror në motoçiklizëm, në Valencia (18 nëntor) | |||
60 | Finalja e Davis Cup (23-25 nëntor) | |||
61 | Finalja e kampionatit botëror në Formula 1, në Abu Dhabi (25 nëntor) | |||
62 | Kampionati Evropian në hendboll për femra, në Francë (29 nëntor – 16 dhjetor) | |||
63 | Kampionati Botëror në not në pishina të vogla, në Hangzhou (7-11 dhjetor) | |||
64 | Kampionati Botëror për klube në futboll, në Abu Dhabi (11-22 dhjetor) |